Me këtë konstatim Shaban Sinani i referohet pozicionit që ai dhe gjithë anëtarët e jurisë ndodhen në procesin e përzgjedhjes së veprës më të mirë kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Pasi përzgjodhën gjashtë më të mirat, veprat, tre nga autorë shqiptarë dhe tre nga të huaj po rishqyrtohen, këtë herë vëmendja përqendrohet tek burimet.

Në konkursin e çelur nga Akademia e Shkencave autorët në garë do të përballen edhe me publikun.

Konkursi e kapërcen qëllimin parësor, atë të vlerësimit të kërkimit shkencor më të mirë për heroin tonë kombëtar.

 Si në çdo proces edhe në këtë, akademiku dhe historiani i letërsisë thotë se ka dhe ndoshta deri në shpalljen e fituesit do të ketë në mos kundërshti, të hatërmbetur.

Angazhimet e Akademisë së Shkencave për vitin e Skënderbeut do të kulmojë në vazhdim me disa ngjarje. Veçojmë botimin e 10 vëllimeve me dokumente të mbledhura nga akademiku i ndjerë Kristo Frashëri në 13 gjuhë, që nga arabishtja e deri te spanjishtja.

Tv Klan