Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme

Megjithëse jemi në javën e fundit të muajit Mars në disa zona malore të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës.

Në Malësinë e Madhe reshjet kanë qenë të dendura madje në disa zona trashësia e borës ka shkuar në disa centimetra. Konkretisht në akset Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh & Bogë-Theth në lartësitë mbi 1200 m ka pasur reshje bore.

Deri më tani nuk raportohet asnjë problem me qarkullimin. Akset rrugore janë të gjitha të kalueshme.

Klan News