Vettingu kap edhe kryetarin e Gjykatës së Shkodrës

Vettingu kap edhe kryetarin e Gjykatës së Shkodrës

12:11 10/01/2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi. Sipas KPK-së, Arben Zefi kishte probleme në të tre shtyllat e Vettingut, ku bazohet vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Institucionit e Vettingut kanë zbuluar mospërputhje në pasurinë e tij, pavarësisht se në raportin e ILDKPKI ka deklarim të saktë dhe burime të ligjshme financiare. Por KPK saktëson se Arben Zefi nuk ka bërë të ditur vlerën e mjeteve që disponohen prej tij. Gjithashtu është konstatuar se kishte shqyrtuar në konflikt interesi një padi të një kompanie, me të cilën kishte marrëdhënie kontraktore.

Raporti i DSIK që i është referuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bën me dije gjithashtu se ka të dhënë që kreu i Gjykatës së Shkodrës ka kontakte me persona të papërshtatshëm.

/tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori