Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë sot seancën dëgjimore me drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Edison Ademi për procesin e rivlerësimit.

Sipas ILDKPKI, prokurori Ademi ka deklarim të pasaktë, fshehje pasurie dhe konflikt interesash. Trupa e komisionerëve ndaj Ademit, përbëhet nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa.

Edhe pse Ademi ka deklaruar të ardhura nga vëllai në emigracion, por nuk ka dorëzuar dokument provues për këto të ardhura, duke rezultuar nga analiza financiare me një bilanc negativ./tvklan.al