Video/ A e donte Tolgahan nusen të virgjër? Kejvina vë në siklet Almeda Abazin



Video/ A e donte Tolgahan nusen të virgjër? Kejvina vë në siklet Almeda Abazin

22:14 21/04/2018

Prej më shumë se një viti Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, kurorëzuan ne martesë lidhjen e tyre të dashurisë, ndërkohë që ish-misi prej pak kohësh ndodhet në Tiranë pasi po prezanton një spektakël.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” nga ku nuk i shpëtoi pyetjes “pikante” të velinës Kejvina Kthella.

Ajo ka vënë në siklet ish-misin duke e pyetur nëse edhe bashkëshorti i saj e kishte dashur gruan të virgjër, ndërsa Abazi u përgjigj se Tolgahan ka qenë i dashuri i saj i parë.

Kejvina Kthella:

Thonë që burrat turq janë me namuz dhe i duan nuset e virgjëra. A e donte edhe Tolgahan nusen të virgjër? 

Almeda Abazi:

Kjo është një gjë shumë personale që nuk do të doja t’i jepja përgjigje, por i dashuri im i parë, tamam, tamam, tamam, tamam, është Tolgahan./tvklan.al




Të ngjashme