Vetëm disa ditë më parë këngëtari Dilan Reka ka publikuar klipin e tij më të ri “Chaparrita”.

Por, sot në emisionin “Rudina” këngëtari tregoi prapaskenat e klipit ku tha se që të dukej më mirë në klip grimierët i kishin ngjitur veshët me atak. Po ashtu Reka tha se gjatë klipit ka tejkaluar masën me vajzën me të cilën kërcente dhe e se e ka prekur më shumë se duhet.

“Kur po më bënin grimin ajo vajza më tha se do të ngjisim pak veshët. Ishte problem për dritën dhe më ngjitën veshët dhe aty më ngjitën edhe një vëth sepse unë nuk i kam të shpuar veshët.  Kur xhiron një klip ndihesh edhe aktor edhe kërcimtar. Por, masa ka kaluar në backstage, unë e preka më shumë seç duhet por ajo nuk reagoi”

, tha Reka.

/tvklan.al