Ky është momenti i rrallë dhe i çuditshëm kur një gjarpër shtiret si i ngordhur. Eric Johnson nga Mission, Texas, SHBA, ishte ai i cili vuri re këtë sjellje të çuditshme të gjarprit.

Kur Johnson iu afrua , gjarpri filloi të përpëlitej për t’ia mbathur, por pasi kuptoi se nuk mundej, u shtri në tokë duke u shtirur si i ngordhur që më pas të ngrihej e të arratisej.

Ndërkohë që Johnson i hodhi një sy, ai u ngrit dhe nxori gjuhën gati për ta pickuar.

“S’kam parë kurrë diçka të tillë. Nuk jam i sigurt nëse ky është ndonjë mekanizëm mbrojtës i gjarpërinjve të këtyre anëve”, u shpreh ai./tvklan.al