Drejtuesi i një trami është filmuar në kamera teksa lëvizte me 64 km/h, ndërsa brenda mjetit ndodheshin plot 50 pasagjerë.

Ai u filmua nga këta të fundit, të cilët u tmerruan kur panë se trami me të cilin po lëviznin, praktikisht po ecte vetë.

Shoferi mund të dallohet teksa dremit dhe mezi e mban kokën lart nga gjumi.

Këto pamje vijnë vetëm 10 ditë pas aksidentit me 7 të vdekur, nga e njëjta linjë trami, ngjarje e ndodhur në jug të Londrës.

aksidenti

Në këtë rast, shoferi tha se i kishte rënë të fikët./tvklan.al