Këto janë pamjet e ndërtesës së Parlamentit të Kosovës që u godit të enjten në mbrëmje me një mjet shpërthyes, duke shkaktuar dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.

Policia nuk ka dhënë hollësi rreth këtij sulmi dhe për motivet e mundshme të tij, por tha se dyshohet që dy persona kanë qëlluar ndërtesën me antitank dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë, që më pas është gjetur e djegur.

Policia ka gjetur një mjet për hedhjen e predhave dhe shishe me benzinë, në vendin e ngjarjes./tvklan.al