Gjatë emisionit “Xing me Ermalin”, drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi duket se e ka vënë disi në siklet Presidentin Ilir Meta. Ai e pyeti nëse do rikthehej në krye të LSI, por Meta iu shmang pyetjes duke thënë se s’ka lidhje me emisionin.

“Mendoj se është një pyetje që s’ka lidhje me emisionin, as me ditën e shtunë që është pushim

”.

Mamaqi: A ke plotësuar ndonjëherë lotarinë amerikane apo nuk të pëlqen të jetosh në Amerikë?

“Nuk më pëlqen të jetoj në asnjë vend tjetër përveç Shqipërisë. Kam synuar dikur kur mbaruar studimet për Ekonomik, që të shkoja jashtë, por doktori i madh më hoqi imunitetit me ngjarjet e Poliçanit dhe nuk ika dot jashtë sepse u gradova në Partinë Socialiste, u bëra nënkryetar i saj në një moshë shumë të re. Kështu që nga një anë jam i kënaqur që nuk kam ikur, sepse nuk i dihet çfarë drejtimi do të kisha marrë.” 

/tvklan.al