Kompozitori dhe regjizori, Osman Mula ka qenë sot i ftuar në “Rudina” nga ku rrëfeu jetën e tij. Mula e ka nisur fillimisht karrierën e tij si saksofonist dhe më pas i’u përkushtua kompozimit dhe regjisë. Ai është vlerësuar si ndër më të mirët në kompozim dhe ka marrë çmime të ndryshme.

Gjatë emisionit Mula këndoi disa fragmente të këngëve të vjetra shqiptare duke bërë publikun të shpërthejë në duartrokitje.

“Sapo e merja fjalën tek mikrofoni dhe thoja se do ju përshëndes me këtë apo atë pjesë njerëzit kishin mall dhe duartrokisnin dhe kur mbaroja e kuptoja se njërëzit kishin mall. Urdhëro këto këngë s’kanë nevojë për muzikë. ‘Ma jep një dramë të mirë se e vë në një faqe muri për dekor” më ka thënë një herë profesori im Piromani. Pra, baza kur ulesh në piano është që duhet të kesh tekst përpara. Teksti nuk duhet neglizhuar për të bërë muzikë të mirë”

tha Mula./

tvklan.al