Komediani Steve Brown ka folur pasi është sulmuar dhunshëm gjatë shfaqjes së tij në Karolinën e Jugut të dielën në mbrëmje.

 “Më lejoni t’ju them që ky sulm i paprovokuar që më ka ndodhur sonte është një këmbanë alarmi që përse këto ambiente kur komedianët japin shfaqje duhet të kenë siguri të mirëfilltë profesionale për të mbrojtur artistët që sjellin aq shumë para për këta pronarë ambientesh”

, u shpreh ai në Instagram.

Në video, autori, i cili ishte ulur në rreshtin e parë, u hodh vrullshëm në skenë dhe filloi të sulmonte Brown, gjë e cila u filmua dhe më pas u shpërnda në Facebook.  

Sipas

The State

incidenti ndodhi në “Shtëpinë e Komedisë” në Kolumbi, gjatë shfaqjes së Steve Brown. Në video, anëtari i audiencës shihet duke goditur me grushta Brown. Ai më pas kap mbajtësen e mikrofonit, me të cilën godet Brown. Më pas, të dy burrat dalin nga skena për t’i dhënë fund përleshjes./tvklan.al