Artan Hoxhën të gjithë e njohin për opinionet e tij lidhur me politikën dhe aktualitetin në vend. Ai ka një aktivitet të spikatur në median televizive dhe në shtypin e shkruar, është gjithmonë pjesë e paneleve televizive ku opinionet e tij i orienton kah bashkëbisedimit dhe jo nga tonet e larta që të imponon ekspresiviteti i ngjarjeve politike në vend.

Analisti ishte sot në emisionin “Kush vjen për drekë” nga ku zbuloi një tjetër dimension, atë të gatimit. Hoxha tha se nuk gatuan shpesh dhe për të kuzhina është zbavitje.

“Kuzhina është zbavitëse dhe unë ashtu e trajtoj sepse nuk më bie radha të gatuaj ndonjëherë. E provova kuzhinën kur nisa bashkëjetesën me gruan e sotme. Kisha mësuar të gatuaja diçka në Itali sepse kam studiuar atje, por ime shoqe nuk i pëlqeu ato që bëja unë dhe kështu unë hoqa dorë dhe gjithë pushtetin e kuzhinës e mori ajo. Ajo është shumë e pasionuar pas eksperimentit. Tenton tek gjërat e kombinuara dhe të lehta”,

tha Hoxha.

/tvklan.al