Këtë të premte banorët e Izmirit kanë përjetuar momente tragjike. Ata janë goditur një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 të shkallës Rihter. Këto lëkundje kanë shkatërruar të paktën 20 pallate, ndërsa për shifra viktimash nuk dihet ende, por pritet që numri i tyre të jetë i lartë.

Një video është publikuar në rrjetet sociale ku ka marrë miliona shikime. Në momentet kur lëkundjet kanë filluar, një adoleshent po luante me lojëra kompjuterike në dhomën e tij. Kur djali i ri e pa që lëkundjet nuk po ndalonin ai filloi të bërtiste i frikësuar dhe doli nga dhoma. Ky moment është filmuar nga kamera e kompjuterit e cila po bën dhe xhiron e rrjetit. /tvklan.al