“Vrasësit në pistën e kërcimit”

. Kjo video e siguruar nga gazetarja e CNN, Nina Dos Santos, tregon vëllezërit Brahim dhe Salah Abdeslam tetë muaj përpara sulmeve të Parisit, në një klub nate në Bruksel.

Vëllëzerit Abdeslam pijnë alkool, cigare dhe flirtojnë me vajza në klubin e natës në “Avenu Luiz”, në Bruksel.

Megjithëse ata kishin nisur radikalizimin, kjo video dëshmon se po shijojnë jetën perëndimore, të cilën Shteti Islamik e neverit.

Brahim Abdeslam, kamikazi që u hodh në erë në “Le Comptoir Voltaire” në Paris po kërcen me një vajzë bjonde, ndërsa vëllai Salah, i veshur me një bluzë ngjyrë portokalli, kërcen pas tij.

Ishin dy miqtë e tyre që ia dorëzuan këtë video gazetares së CNN, të cilët folën me kushtin e ruajtjes së identitetit.

Ata treguan se kjo ishte hera e fundit që i panë vellezërit të pinin dhe argëtoheshin. Brahimi ishte i pari qe nisi të lutej në xhami dhe të shkonte atje çdo të premte.

Tv Klan