Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në provincën Alberta në Kanada, pasi zjarri ka detyruar të 88,000 banorët e qytetit Fort MekMurej të ikin.

Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarri mund të shkatërrojë shumicën e qytetit.

Zjarri ka shpërthyer që të dielën dhe ka djegur 1,600 banesa, përfshirë një shkollë të re, në Fort MekMurej.

Evakuimi ka qenë më i madhi në historinë e Albertës. Kompanitë pranë të naftës janë detyruar të ndërpresin prodhimin. Deri më tani, nuk ka raporte për viktima në njerëz./

tvklan.al