Mediat në Rusi kanë publikuar sot një aksident të rëndë automobilistik, në të cilin ka humbur jetën një person dhe ku u përfshi makina zyrtare e Vladimir Putin.

Presidenti rus nuk ndodhej në makinë, një BMW e zezë, kur kjo e fundit u përplas me një tjetër mjet që i doli para nga ana e kundërt e rrugës.

makina-putin1

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në Moskë, tregojnë sesi mjeti Mercedes u përplas me BMW –në presidenciale.

Mediat ruse raportojnë se makina drejtohej nga shoferi i preferuar i Presidentit Putin, i cili mbeti i vdekur në vend. Ndërsa drejtuesi tjetër i mjetit mësohet se është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.

Emri i viktimë nuk është bërë i ditur, por sipas “DailyMail”, ai punonte prej më shumë se 40 vitesh si shofer i zyrtarëve të lartë./tvklan.al