Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Manchester të Britanisë.

Një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, goditi me makinë plot katër një dyqan, ndërkohë që brenda ndodhej pronari dhe klientë.

Për “The Sun”, Mohammed Yousaf, pronari i dyqanit tha se përpara ngjarjes, agresori e kishte pyetur nëse kishin kamera sigurie, ndërsa i kishte kërkuar ndjesë, pa ndonjë arsye.

Fatmirësisht nga sulmi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale, me vlerë 15 mijë paundë.

Vetë pronari tha se si ai, ashtu dhe klientët që ndodheshin në atë moment brenda u terrorizuan.

Ai u shpreh se nuk ia kishte idenë se përse ishte sulmuar dhe e konsideroi ngjarjen shokuese. /tvklan.al