Vidhet ‘Marilyn Monroe’

Vidhet ‘Marilyn Monroe’

09:31 21/06/2019

Vidhet statuja e Marylin Monroe në Bulevardin e Famës në Los Angelos.

Prej më shumë se 25 vitesh, ajo ishte vendosur në majë të piedestalit "Four Ladies of Hollywood", që nderon aktoret e kulturave të ndryshme për kontributin e dhënë në kinematografi.

Mae West, Dorothy Dandridge, Anna May Wong and Dolores del Río ishin përjetësuar në këtë strukturë çeliku, ndërsa në majë të saj ishte ikona e bukurisë, e cilësuar si biondja më seksi e të gjitha kohërave.

Departamenti i policisë në Los Angeles nisi hetimin për të gjetur copëzën e artit, e cila kishte pozën e famshme të aktores dhe modeles, me fustanin që ia ngre era, skenë në filmin “The Seven Year Itch”, të vitit 1955.

Policia ka arritur të sigurojë disa pamje nga kamerat e sigurisë, ku shihet dikush që ngjitet në strukturën e çelikut dhe mbante me vete një qese. Hetuesit kanë arritur të sigurojnë disa shenja gishtërinjsh, por ende nuk ka një person të dyshuar.

Klan Plus
Të ngjashme
UKT