
Viti i Ri 2017 vjen në Zelandën e Re dhe Australi
15:15 31/12/2016
Viti i Ri 2017 ka mbërritur edhe në Australi. Mijëra njerëz shijuan spektaklin e fishekzjarreve në Sydney.
Më herët Auckland në Zelandën e Re ishtë qyteti i parë i madh në botë që e mirëpriti i pari 2017 – ën. Fishekzjarret shpërthyen nga kulla 328 metra e gjatë, Sky Tower, në qendër të qytetit.Polinezia dhe ishujt e Paqësorit, përfshirë Samoa, Tonga dhe Kiribati pritën gjithashtu Vitin e Ri.Shumë qytete nëpër botë kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie në prag të festimeve të ndërrimit të viteve, pas një viti ku terroristët u futën më kamion mes turmave të njerëzve në Berlin e Nice.