Këtë të hënë nisi viti i ri shkollor 2024-2025 për rreth 350 mijë fëmijë. Një urim në këtë ditë të shënuar e pati Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në veçanti ai uroi nxënësit e klasave të para, të cilët sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

“Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor!  Në veçanti, urime nxënësve të klasave të para që fillojnë maratonën e gjatë, sfiduese, por edhe shpërblyese të dijes. Një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan Begaj.

Kujtojmë se sot nisin klasat e para rreth 28 mijë fëmijë./tvklan.al