Për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, në nisje të ditës së parë të shkollës nuk kanë munguar urimet edhe nga politika dhe krerët e shtetit.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka uruar një vit të mbarë shkollor, veçanërisht për ata që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Presidenti Bajram Begaj shkruan se një brez që përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë.

Ndërsa Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kthyer në traditë një letër urimi, për sa më shume suksese, drejtuar gjithë nxënësve të Tiranës.

Tv Klan