Pas emërimeve të drejtuesve politikë të PS, nga Kryeministri Rama, ka reaguar Taulant Balla, i cili është caktuar si Shefi politik për Diasporën.

Në një postim ne rrjetet sociale, Balla nënvizon se ndihet i vlerësuar dhe i privilegjuar që do të ketë në vëmendje diasporën shqiptare.

“Shumë i motivuar të ribashkohem me anëtarët e Asamblesë Kombëtare, të zgjedhur nga strukturat tona në diasporë. Një rifalenderim atyre mijëra bashkëatdhetarëve në Greqi dhe Itali, për takimet e mëdha në pranverë me Kryeministrin Rama. Për herë të parë në pranverën e ardhshme shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë dhe ku punojnë, falë vulosjes së kësaj të drejte në Kodin zgjedhor të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Shqiptarët e diasporës janë kontributorët më të mëdhenj në ekonominë kombëtare prej 33 vitesh,” shkruan Taulant Balla ne rrjetet sociale. 

Klan News