Zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda konfirmoi sërish se Shqipërisë nuk i është kërkuar të ngrejë një kamp për refugjatët e ardhur nga vendet e Lindjes së Mesme.

“Absolutisht për momentin ne nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare, apo një njoftim zyrtar nga ndonjë vend i BE, apo nga KE për të ndërtuar një kamp për emigrantët e ardhur nga vendet e treta apo refugjatët”.

Por, sipas Vodës, nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria dhe rajoni të përdoren si linja të kalimit të emigrantëve nga vendet e treta. Pikërisht për të parandaluar trafikimin e mundshëm dhe veçanërisht të fëmijëve, ajo thotë se mund të instalohen në pikat kufitare më tepër oficerë duke shtuar kontrollet.

Sipas Zv/Ministres, aktualisht Shqipëria ka disa qendra pritjeje dhe strehimi për emigrantët. Këto deklarata, ajo i bëri gjatë takimit me drejtuesit rajonalë të migracionit.

Tv Klan