Në kuadër të operacionit policor të koduar “Çeku” është vënë në pranga 23-vjeçari me iniciale L.Sh., pasi vodhi një çek me vlerën 10 mijë Euro në subjektin ku ishte i punësuar në Tiranë.

Gjithashtu, në lidhje me rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim si bashkëpunëtorë të tij, 2 të rinj 24-vjeçarë, përkatësisht me iniciale K.L dhe A.L.

Policia njofton se nga veprimet hetimore, dyshohet se 23-vjeçari ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën në subjektin ku ishte i punësuar si kasier një çek me vlerë 10 mijë Euro, të cilin më pas ua ka dhënë 2 të rinjve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 


Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, pas kallëzimit të depozituar nga pronari i një subjekti, se i kishin vjedhur një çek me vlerën 10 000 euro në subjektin e tij, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, menjëherë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Çeku”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi L. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. L., 24 vjeç dhe A. L., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi L. Sh. ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën, në subjektin ku ishte punësuar si kasier, një çek me vlerën 10 000 euro, të cilin më pas ua ka dhënë 2 shtetasve që janë shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


/tvklan.al