Kryetarja e Bashkisë në detyrë karantinohet në shtëpi

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka rezultuar pozitive me COVID-19. Kryebashkiakja e Shkodrës ka bërë tamponin një ditë më parë, pranë strukturave të shëndetësisë ndërsa në përgjigjen zyrtare të mbërritur sot ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19.

Menjëherë pas konfirmimit kryebashkiakja nuk ka shkuar në zyrë, si çdo ditë ndërsa ndodhet e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera.

Sipas burimeve, gjendja shëndetësore e Ademit është mirë dhe nuk ka simptoma, por dyshimet kane nisur pas kontakteve, që ajo ka patur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.

Tv Klan