Votimi elektronik, Bylykbashi përshëndet vendimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Votimi elektronik, Bylykbashi përshëndet vendimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore

20:26 16/02/2018

Oerd Bylykbashi ka njoftuar këtë të premte se Komisioni i Reformës Zgjedhore e ka vendosur votimin elektronik si prioritet të punës së tij, një kërkesë kjo e Partisë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Zyrtare: Komisioni i Reformës Zgjedhore përcaktoi votimin elektronik si prioritet të tij. Identifikim biometrik që askush të mos manipulojë me karta false, të falsifikojë firmat e emigrantëve apo t’u bllokojë zgjedhësve votën duke u marrë kartat e identitetit. Votim e numërim elektronik që askush të mos mbushë kutitë e votimit apo të vjedhë votat në numërim. Sistem i thjeshtë, transparent dhe i besueshëm për zgjedhësit, partitë dhe publikun. Ekspertët e huaj e thonë qartë; kërkon kujdes, por është plotësisht e bëshme. Partnerët e huaj po ashtu mbështesin qasjen e kujdesshme të Komisionit për votim elektronik në qendër votimi, jo onlinë!”

Më tej, Bylykbashi shprehet se me këtë vendim,

“Komisioni hodhi shinat për një reformë të suksesshme e konsensuale. Kjo reformë është më e rëndësishmja. Vetëm një parlament pa votë të blerë dhe pa kriminelë mund të bëjë Drejtësi të vërtetë. Zgjedhjet janë prioritet për demokracinë dhe integrimin europian. Opozita do t’i prije këtij interesi jetik”./tvklan.al

Të ngjashme
UKT