Revista franceze e udhëtimeve rekomandon vendet më të bukura që duhen vizituar

Ende pa nisur sezoni turistik mediat e huaja po japin rekomandimet e tyre për destinacionet që duhen vizituar.

Është revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé” që josh lexuesit e saj të eksplorojnë plazhet shqiptare, të vizitojnë vendet arkeologjike të zhytura në histori dhe të ndihen të përkëdhelur nga  mikëpritja e shqiptarëve.

Sipas prestigjozes franceze Shqipëria ofron mundësinë që udhëtarët të zbulojnë thesare ende të panjohura. Aventura e një udhëtari të huaj në vendi tonë mund të nisë përmes një intinerari që nis që me Aeroportin e Rinasit nga ku rekomandohet të merret një makinë me qira dhe më pas sugjeron të akomodohen fillimisht në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në këtë qytet rekomandohet të vizitohet amfiteatri i mrekullueshëm romak dhe kullën veneciane. Megjithatë qyteti nuk është i vetmi që ka histori të pasur pasi thekson në artikull edhe zonën  arkeologjike të Apollonisë, por edhe qyteti i Beratit.

Më pas rekomandon të shkojnë në Vlorë nga ku udhëtarët do të mund të shijojnë një panoramë fantastike të Rivierës Shqiptare. Udhëtimi mund të vijojë drejt qytetit të Sarandës. Në këtë qytet udhëtarët do të kenë mundësinë të shijojnë plazhet e Ksamilit dhe të vizitojnë parkun kombëtar të Butrintit.

Në përfundim të udhëtimit, sugjerohet edhe një turne i shkurtër në kryeqytetin shqiptar.

Tirana ofron një atmosferë të gjallë falë kafeneve, restoranteve, muzeve, por dhe jetës së natës.

Klan News