Vrasja e Kudret Saliajt, burg për babë e bijë




Vrasja e Kudret Saliajt, burg për babë e bijë

10:00 08/06/2021

Picari: Kërkoj falje për krimin, pistoletën e kisha në brez  

Gjykata e Tiranës vendosi të martën masën “arrest me burg” për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn, babë e bijë, që akuzohen për vrasjen e Kudrejt Saliajt.

Me kokën e ulur Mexhit Picari shfaqi përpara gjyqtarëve pendesë për krimin e bërë, dhe ju kërkoi  falje nipit e mbesave që i la pa babain. Por ai mohoi që e bija Dhurata të kishte dijeni për ngjarjen apo që armën e krimit ta kishte marrë nga çanta e saj.

“Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje. Të më falin nipërit dhe mbesat, i kërkoj falje edhe vajzës që i vrara burrin. Dhurata s’ka patur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës”.

Këtë version ka mbështetur edhe Dhurata Saliaj duke kërkuar mëshire mes lotëve.

Atë ditë isha për në Gjykatë. Se dija që babi do bënte vrasje s’do e lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi e s’do e lejoja. Kërkoj mëshirë nga Gjykata, kam tre fëmijë për të rritur”, mësohet të ketë thënë para trupës  gjykuese.

Në 4 Qershor Mexhit Picari vrau me armë zjarri ish-dhëndrin në një lokal afër Gjykatës së Tiranës ndërsa la të plagosur avokatin e tij. Çifti Dhurata e Kudret Saliaj ishin në proces divorci.

Tv Klan





Të ngjashme