Ekspertët kriminalistë në Elbasan për të studiuar rrethanat e ngjarjes

Këto janë momentet kur ekspertët kriminalistë të caktuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë, rindërtuan edhe njëherë skenën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ngjarje e regjistruar në 21 Prill të 2021 në Elbasan.

Ata rivendosën edhe njëherë piketat e vendosjes së gëzhojave  dhe kryen matjet e nevojshme në mënyrë që të dalin me një përgjigje mbi  mekanizimin e ngjjarjes.

Këndin e përdorimit të armëve, drejtimin e qitjes, pozicionin dhe vendodhjen e qitësave, bazuar në tre grupimet e gëzhojave të gjetura në vendin e krimit.

Rindërtimi i skenës u kërkua nga i pandehuri i dënuar në Shkallë të Parë si autor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, Abrër Paplekaj, në procesin në Apel.

Nëpërmjet avokatit të tij, ish-efektivi i policisë, kërkon gjithashtu që akuza ndaj tij nga vrasje të rikualifikohet në vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike.

Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan dënoi Arbër Paplekajn në 22 vite burg për ngjarjen që u regjistrua pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme dhe motiv pati dyshimet se disa persona po jepnin para në këmbim të votave. 

Tv Klan