Të tjera detaje kanë dalë në dritë për vrasjen e ndodhur sot në mesditë në Athinë, ku një burrë me origjinë shqiptare vrau gruan e tij për xhelozi. Mediat greke shkruajnë se të gjithë banorët e lagjes Daphne janë të tronditur nga krimi i rëndë.

Një fqinje e çiftit kishte disa kohë që kishte vënë re se gjerat mes tyre nuk shkonin mirë dhe ata ziheshin herë pas here. Për këtë ajo kishte telefonuar dhe policinë, por patrulla vinte dhe ikte pa i marrë në pyetje.

Sipas saj policët mendonin se ajo ankohej se në shtëpinë e fqinjëve të saj bëhej festë. Në një postim në mediat sociale ajo tregon se në 11 Korrik ka denoncuar rastin në polici por nuk është marrë seriozisht.

Ndërkohë sot fqinja e shqiptarëve teksa kujton se çfarë kishte paralajmëruar më herët shkruan: Ai më në fund e vrau atë. Kjo është ajo që unë kam për të thënë.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mesditë dhe Athina është tronditur sërish. Shqiptari 40-vjeçar pasi vrau gruan e tij 31 vjeçe shkoi dhe u dorëzua vetë në polici./tvklan.al