Tronditet Athina, shqiptari vret gruan dhe shkon në polici


Tronditet Athina, shqiptari vret gruan dhe shkon në polici

12:43 30/07/2021

Një krim brenda familjes ka ndodhur në kryeqytetin grek në Athinë. Një shqiptar 40-vjeçar raportohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi brenda banesës së çiftit. Sipas “Protothema”, pasi vrau gruan shqiptari shkoi në polici dhe denconcoi se “kishte therrur bashkëshorten”.

Autoritetet shkuan në apartamentin e çiftit, në katin e tretë, dhe gjetën gruan të vdekur të mbuluar nga pellgu i gjakut. Viktima është 31 vjeç, sipas mediave të Athinës. Motiv i krimit dyshohet të ketë qenë xhelozia e autorit.

Shqiptari është arrestuar dhe po vijojnë hetimet lidhur me këtë krim në familje. /tvklan.al







Të ngjashme