Një ditë pas ngjarjes që tronditi qytetin e Durrësit ku një 60 – vjeçar u vra, pas një sherri pronësie, polica jep detaje.

Sipas burimeve të policisë viktima Agim Arapi  dhe dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë konfliktuar me njëri- tjetrin me sende të forta për motive të dobëta (për një tub aspirimi).

Vëllezërit Ekonomi janë arrestuar nga polica pak minuta pas ngjarjes.

Autorët e arrestuar dhe Jurgen Kurti, i cili është dhëndri i Konstandinit i shoqëruar mbrëmë nga Efektivet e Policisë,  i detyroheshin viktimës që ‘ti paguanin një shumë parash, 13 000 lekë të reja për tubin e aspirimit.

Viktima i’ a ka kërkuar  Jurgen Kurti, paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi.

Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushte.

Gjatë kësaj kohe Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët).

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.

Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën,  ku  nuk ka përballuar dot goditjet me grushte, të kryera nga autorët. /tvklan.al