Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Elbasan. Në një reagim të shkurtër për mediat, Bardhi tha se këta persona janë shtabi i vetëm elektoral i Ballës.

Vendngjarjen e shikoni vetë, janë një grup personash shtabi i vetëm elektoral i Taulant Ballës në Elbasan”, u shpreh Bardh disa metra larg vendit të ngjarjes.

Nga ana tjetër, drejtuesi politik i PS-së në Elbasan, Taulant Balla, tha se në Elbasan kanë zbarkuar furgona të PD-së me paramilitarë të armatosur që kanë terrorizuar banorët. Po ashtu ai u shpreh se reagimi i Gazment Bardhit pas vrasjes së Xhuvanit ishte i turpshëm pasi përdhosi personin që humbi jetën pak metra larg trupit të viktimës.

/tvklan.al