Vrasja për tokën, burg për dy të arrestuarit. Vetëdorëzohet autori tjetër i dyshuar


Vrasja për tokën, burg për dy të arrestuarit. Vetëdorëzohet autori tjetër i dyshuar

13:48 31/07/2021

Gjykata e Lushnjes ka vendosur masën e arrestit me burg për dy të arrestuarit Afrim dhe Marjo Hasalla që akuzohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë ku për shkak të një sherri për tokën vranë me armë Romeo Hasallën, plagosën vëllezërit e tij, Laert e Emiljano Hasalla dhe babain Shaip Hasalla.

Seanca e sotme u krye me dyer të mbyllura. Ata nuk e pranuan akuzën.

Ndërkohë në krim ka marrë pjesë edhe Kastriot Hasalla, i cili pas arratisë është vetëdorëzuar në polici. Gazetarja e Klan Neës, Anila Sefa, raporton se Kastrioti ka pranuar krimin dhe kërkon lirimin e djalit dhe vëllait pasi pretendon se ka qëlluar vetë mbi viktimën.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 29 Korrikut në Garunjas të Lushnjes. Autorët e dyshuar të ngjarjes u përplasën me viktimën, vëllezërit e tij dhe babain e tyre. Në thelb të sherrit të tyre ishte një tokë, e cila përfundoi në një tragjedi. Autorët e dyshuar ishin kushërinj me viktimën dhe të plagosurit e tjerë./tvklan.al







Të ngjashme