Vrau një grua në sy të fëmijës, shqiptari kërkon azil në Britani: Kam frikë gjakmarrjen




Vrau një grua në sy të fëmijës, shqiptari kërkon azil në Britani: Kam frikë gjakmarrjen

10:35 01/06/2021

Një vrasës shqiptar, i cili ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me 68 emigrantë të tjerë nga Shqipëria, kërkon azil për shkak të frikës se do të vritet nga familja e viktimës që ka shkaktuar si pasojë e gjakmarrjes.

Vrasësi shqiptar, qëlloi për vdekje një nënë në sy të vajzës 8-vjeçare. Ai pretendon se është viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe se ka shkuar në Britani me anije.

Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur, por bëhet e ditur se është 42 vjeç. Mësohet se ai mbahet nën masë sigurie që prej Nëntorit. Shqiptari po kërkon që të mos deportohet.

Megjithatë në gjykatë është zbuluar se pavarësisht se ka qenë nën masë sigurie, në Prill, ai është kapur me një sasi kokaine. Hetimet zbuluan se në Shqipëri, ai është dënuar me 15 vjet burg për vrasje, 2 vjet për grabitje dhe 16 muaj për një akuzë ende të panjohur nga autoritetet britanike.

Mësohet se ai ishte nisur nga Belgjika për të shkuar në Britani. Ai ka pretenduar se ka qenë një viktimë e trafikimit. 42-vjeçari ka thënë se është trafikuar në Greqi kur ka qenë adoleshenti dhe atje është rrahur e detyruar që të punojë. Po ashtu ai pretendon se ka qenë viktimë e torturës duke thënë se është ngacmuar dhe rrahur nga gardianët ndërkohë që ishte në burg.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat, shqiptari ka vuajtur 12 nga 15 vjet burg për të cilat ishte dënuar në Shqipëri. Vrasjen e gruas në sy të fëmijës, ai e kishte kryer në shtëpinë e viktimës në qendër të një fshati në Shqipëri, por mediat nuk e bëjnë të ditur emrin. /tvklan.al





Të ngjashme