Vriten në aksident 26-vjeçari shqiptar dhe e dashura e tij (Foto-Video)

Prindërit: Na gjeni kush na vrau fëmijët

Sokoli dhe Veronika udhëtonin me motor, kur pak pas orës 03:00 të së dielës në mëngjes, u përplasën për vdekje nga një automjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Agios Meletios të Athinës. Dy të rinjtë fluturuan disa metra tutje, ndërsa makina që i përplasi u largua nga vendi i ngjarjes.

Për Sokolin, një 26-vjeçar shqiptar, nuk mund të bëhej asgjë. Ai ndërroi jetë në vend. Ndërsa e dashura e tij Veronika, një 23-vjeçare me origjinë polake u dërgua në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, e reja ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se drejtuesi i makinës ndodhej sëbashku me një pasagjer dhe pasi komunikoi me të u largua me shpejtësi. Dëshmitarët thanë se automjeti kishte ngjyrë të zezë dhe i dhanë policisë një targë.

Megjithatë, pavarësisht verifikimeve, autoritetet helene nuk kanë mundur ta gjejnë ende automjetin në fjalë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, përveç dëshmive në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë, në përpjekje për të identifikuar personin që qëndron pas këtij aksidenti tragjik.

4 5 6 1 2 3 7 8
<
>

Të dëshpëruar nga humbja e bijve të tyre në moshë kaq të re, prindërit e viktimave u kanë bërë thirrje qytetarëve të cilët mund të kenë parë apo dëgjuar diçka, të dëshmojnë në polici, në mënyrë që të zbardhet ngjarja.

Sokoli dhe Veronika ishin të dashuruar. 26-vjeçari shqiptar punonte, ndërsa e dashura e tij polake ishte studente e vitit të tretë. Miqtë e tyre i përshkruajtën si dy të rinj plot jetë dhe të mbushur me ëndrra.

Ndërsa në babai i 23-vjeçares kërkoi drejtësi për ta. “Njeriu që i vrau, u largua. Nuk i dha rëndësi dhe u zhduk. Dua që të gjej personin që më vrau vajzën dhe të dashurin e saj”, u shpreh ai për mediat greke.

/tvklan.al

Kategori
FotogaleriKronikeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*