Policia jep detajet: Plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Përparim të Peqinit. Një 23-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Viktima me iniciale A.Z ishte duke udhëtuar në një makinë sëbashku me A.U., 21 vjeç, kur ndaj të dyve është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Fillimisht ata u plagosën dhe u dërguan në spital. Por plagët ishin shumë të rënda për 23-vjeçarin i cili humbi jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Peqinit. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grup i FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale. Ata po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./tvklan.al