Një shqiptar mbeti i vrarë pasditen e kësaj të enjteje në Bari të Italisë fqinje. Viktima është 28-vjeçari Santino Xhyra. Ai humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë në një banesë në rrugën Petrelli, në zonën e Liberta.

La Repubblica shkruan se ai mori 3 plumba pistolete në kraharor dhe bark dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Sipas mediave fqinje, ishin mjekët që njoftuan policinë. Autoritetet policore mësohet se kanë marrë në pyetje disa persona, mes tyre edhe stafin e spitalit, për të zbuluar se kush e shoqëroi viktimën./tvklan.al