Persona ende të paidentifikuar ekzekutuan me armë 51-vjeçarin Saimir Nezir Beqiri, në orët e para të mëngjesit  në Elbasan.

Viktima, baba i tre fëmijëve u gjet i pajetë në oborrin e një lokali në dalje të qytetit.

Tv Klan mësoi se nga burime pranë grupit hetimor se ai u ndoq nga 2 autorë, të cilët e qëlluan nga një distancë e afërt. Viktima ka marrë 6 plumba në trup.

https://www.youtube.com//embed/U6wwq7sn4kM

Beriqi ka parë një makinë tip Benz që e ndiqte. Ka ndaluar për t’u larguar me vrap, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Viktima është vëllai i Gentian Beqirit, 41 vjeçari që  u vra në vitin 2012 brenda në banesën e tij, teksa ruhej nga policia në arrest shtëpie.

Ky I fundit ishte i dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005.

Për vrasjen e Gentian Beqirit u ndalua Florenc Capja. Por ai u lirua pasi paraqiti prova që kishte qenë në Maqedoni në momentin e vrasjes.

Ndaj  familjes Capja  me datën 3 shkurt  të këtij viti u krye nje atentat  me armë zjarri ku mbeten të vrarë 3 persona dhe të plagosur 9 të tjerë, mes të cilëve edhe Florenc Capja.

Pista kryesore e hetimit për vrasjen e Saimir  Beqirit   është ajo e hakmarrjes  për shkak të konfliktit mbi 11 vjecar me familjen Çapja,.

Gjithsesi nuk janë lënë jashtë vëmëndjes dhe pista e larjes së hesapeve për trafik droge nisur dhe nga aktiviteti i mëparshëm i viktimës.

Deri tani policia ka shoqëruar 15 persona, por nuk ka ende asnjë të ndaluar.

Tv Klan