Një 25-vjeçar është vrarë në rrugë gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë. Sipas asaj që bëhet e ditur nga policia, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 Pallatet”.

Viktimë ka mbetur i riu Kristjan Breshanaj. Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes së tij, por menjëherë pas ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli dhe vazhdoi punën për krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Viktima Kristjan Breshanaj

Pas kësaj është mësuar se në një rrugicë të lagjes “10 Korriku” të qytetit bregdetar është gjetur një automjet në flakë. Brenda mjetit të djegur është gjetur një kallashnikov që dyshohet se është arma që është përdorur për të vrarë 25-vjeçarin.

Disa persona janë shoqëruar në komisariat pasi sipas policisë mund të kenë dijeni për këtë ngjarje të rëndë. Gjithashtu po vijon puna për të zbuluar rrethanat e plota të vrasjes./tvklan.al