Festim Lato ishte shpallur i zhdukur prej 1 jave

Gjendet i vrarë në Holandë, Festim Lato. Ai njihet si personi që është vetëshpallur president i rajonit të Çamërisë.

Siç shkruajnë mediat holandeze, ai u gjet i vrarë të shtunën në juglindje të Holandës, teksa rezultonte i zhdukur prej një jave.

Policia holandeze është prononcuar zyrtarisht për këtë rast, ndërsa sipas mediave autoritetet po hetojnë.

Fqinjët e tij thonë se Lato ishte biznesmen dhe kishte borxhe të shumta ndaj firmave dhe individëve që arrinin në miliona euro.

Lato ishte gjithashtu trajner i kombëtares së futbollit të Çamërisë. Në 2017, kjo skuadër fitoi finalen e turneut për vendet dhe rajonet e panjohura që u mbajt në Hagë.

Tv Klan