Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e sulmon Serbinë, duke u përpjekur të heqë qafe padinë e Gjykatës Speciale.

“Thaçi po numëron ditët deri në ngritjen e aktakuzës, pas së cilës ai do të mbajë përgjegjësi për mizoritë që bëri. Nuk është çudi që ai është nervoz dhe po përpiqet të shpëtojë duke sulmuar Serbinë”, tha ai, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Kësisoj ministri serb i është kundërpërgjigjur deklaratës së Thaçit i cili tha se qëndrimet fyese të kryediplomatit serb, Ivica Daçiç dhe Vulinit drejt viktimave civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviçit, janë dëshmi se Serbia ende nuk e ka ndryshuar politikën e saj fashiste në drejtim të Kosovës./klankosova