WikiLeaks: CIA mund të ndërhyjë në iPhone

WikiLeaks: CIA mund të ndërhyjë në iPhone

08:15 24/03/2017

Në deklaratë thuhet se teknologjia e krijuar nga CIA është projektuar për t’u instaluar fizikisht në iPhonët e rinj.

Është e mundur që shumë prej sulmeve të CIA-s në aspektin e qasjes fizike të jenë përdorur për të infektuar prodhimet e kompanisë në fjalë

” thuhet në deklaratë.

“WikiLeaks”, pretendon gjithashtu se CIA-s disponon aftësinë për të vënë në përdorim kode nëpërmjet një USB-je, kur një kompjuter Mac është në proces hapjeje. Kjo lejon që përdoruesi të anashkalojë fjalëkalimet dhe të ngarkojë programin e hakerimit.

Deklarata i shtohet një numri dokumentesh të publikuara nga “WikiLeaks” që pretendohet se ofrojnë të dhëna për programet e përgjimit të përdorura nga agjencitë amerikane të inteligjencës.

Në një deklaratë të mëparshme “WikiLeaks” pretendoi se publikoi informacione mbi një program të madh hakerimi të përdorur nga CIA. Në dokument pretendohej se CIA është e pajisur me programe hakerimi që ndërhyjnë në sistemet e shteteve të tjera, përfshirë Rusinë, që mundëson lënien e “gjurmëve të rreme digjitale” për të çorientuar hetuesit.

Një zëdhënës i CIA-s tha në atë kohë se agjencia nuk komenton “për autenticitetin e dokumenteve të supozuara të inteligjencës”, të publikuara nga “WikiLeaks”./VOA

Të ngjashme
UKT