Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Sot është dita e madhe e inaugurimit të Xhorxh Bush, si presidenti i 43-të i SHBA. Presidenti Bush, betohet sot përpara Biblës së shekullit të XVIII dhe mbi të njëjtën bibël ku u betua dhe i ati i tij. Ky është rasti i dytë në historinë amerikane, pas Adams, që dy njerëz nga e njëjta familje, babë e bir, janë zgjedhur president.

Në prag të inaugurimit Bushi falënderoi mbështetësit e tij nga shteti i Texasit, ku ai shërbeu si guvernator për 6 vjet. Zëvendës presidenti i zgjedhur Dick Cheney, shprehu gjithashtu kënaqësinë e tij, duke thënë se nuk kishte menduar ndonjëherë, se do të arrinin të zinin karrige kaq të mëdha./tvklan.al