Xhorxh Bush ka prekur Washingtonin për herë të parë si president i SHBA-së. I shoqëruar dhe nga gruaja e tij Laura, ai ka nisur një vizitë 3 ditore në kryeqytetin amerikan me qëllim njohjen e administratës së deritanishme. Në axhendën e tij është parashikuar takimi i sotëm me presidentin e rezervave federale dhe përfaqësues të Kongresit Amerikan, ndërsa nesër Bush do të takohet me Presidentin Klinton dhe zëvendëspresidentin aktual dhe AL Gor.

Tema kryesore e bisedës së sotme ishin plani i rishikimit të taksave, premtuar nga Bush gjatë fushatës elektorale. Plan ky i cili bie ndesh me idenë e deritanishme të Grispon. Sipas një sondazhi të CNN Bush është më popullor se Bill Klinton. Ai ka 59% të të intervistuarve përballë 58% që kishte Klinton 8 vjet më parë. Ndërsa ata që nuk e duan Bushin janë 36% të të intervistuarve përballë 35% që ishin ndaj Klinton në fillim të presidencës së tij./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori