XING ME ERMALIN – EMISIONI 4

XING ME ERMALIN – EMISIONI 4

23:00 15/10/2016

I ftuar:

Nard Ndoka

Emisioni aq shumë i pëlqyer për publikun ,“Xing me Ermalin”, që transmetohet vetëm në ekranin e Televizionit Klan ka sjellë mbrëmjen e sotme personazhin e shumëpritur për teleshikuesit.

Ai është një nga personalitetet e politikës shqiptare që ka krijuar jo pak “reaksion” në rrjetet sociale dhe një nga pretendentët për të fituar garën në “Dance With Me” që trasmetohet po në Televizionin Klan, ku ai është protagonist në garë.

Ai është Nard Ndoka, i cili vjen mjaft sportiv në studion e Ermalit, i gatshëm për t’u përballur me pyetjet thumbuese dhe komike të moderatorit Mamaqi. Në këtë studio, Ndoka ka thyer edhe mitin me të cilin është bërë aq i përfolur dhe i komentuar nga të gjithë, “Gjërat pozitive janë më të mira se gjërat negative”.

Në intervistën e plotë do të kuptoni më shumë rreth këtij miti, si nisi, si u përdor dhe si është e vërteta. Por, jo vetëm kaq, Ndoka rrëfen përballë Ermalit edhe shumë gjëra të tjera ekskluzive.

Nard, si është kjo puna e emrit tënd Mark?

“Emrin e pagëzimit e kam Mark, pra unë jam besimtar katolik dhe prindërit në atë kohë vendosnin edhe emrin e pagëzimit.”

Nuk ke ndonjë ndjekje penale dhe këtë emër e ke thjesht për të ndërruar…?

“Për fatin e mirë jo.”

Po kush të beson mor vëlla, po nejse…

“Edhe kur nuk të besojnë, të kontrollojnë Ermal”

Kjo puna e Partisë Kristiane, si është, ç’ne feja brenda në parti?

“Normalisht kam më tepër një paragjykim për emrin e partisë. Partia Demokristiane është pjesë e partive Kristian Demokrate evropiane, pra nuk ka lidhje fare me besimin, me fenë. Anëtarë të Partisë Demokristiane, drejtuesit e saj janë personazhe të besimeve të ndryshme fetare, thjeshtë është një alternativë politike evropiane.”

A shkon një mysliman që të jetë kryetar i Partisë Demokristiane , se më duket pak e çuditshme?

“Patjetër që po, pra s’ka lidhje , është thjeshtë një filozofi politike që mbështetet tek familja tek vlerat e saj .”

Mua më duket shumë e çuditshme që të jetë nje kryetar i Partisë Demokristiane një Muhamed Islami.

“Ka mjaft drejtues të Partisë Demokristiane në degë të ndryshme që janë në krye të besimit mysliman.”

Si është kjo puna e këtyre shprehjeve, gjërat pozitive janë më të mira se gjërat negative? Kishe pirë ti atë ditë? Ku e blen mallin?

“Normalisht si fillim ishte një keqkuptim mediatik për faktin që ishte emisioni i parë tek Top-i, ishte një emision i lajmeve, “Pop Channel”. Ishte emisioni i parë dhe më marrin një intervistë me dashamirësinë me idenë që do të jetë kjo tema, pra që këto lajme deformohen, kalojnë me sarkazëm, keqinterpretohen ato çfarë thotë një politikan. Por opinioni nuk është i njohur me emisionin në fjalë.”

Pra aty ka qenë hera e parë kur the ti që gjërat negative janë më të këqija se gjërat pozitive?

“Jo jo, gjërat pozitive… Ne patëm një slogan të Partisë Demokristiane në atë kohë “Mendo pozitivisht”, pra ishte një slogan që vinte nga partitë popullore, normal kishte patur shumë sukses dhe ishte shumë domethënës si slogan. Pastaj ishte deformimi i lajmit që normal që i tillë ishte edhe emisioni që u bë dhe pastaj u keqpërdor dhe nuk u kuptua që në momentet e para që ishte lajm serioz apo me sarkazëm.”

Atëherë Nard ti po më thua se “gjërat pozitive janë më të mira se gjrërat negative” ka qenë me shaka? Nuk e ke pas me gjithë mend? Po kjo është e tmerrshme!

“Megjithatë interesante është ajo edhe si slogan.”

A e kupton çfarë shkaktove tani Nard? Ti shkatërrove mitin që ke ngritur. Gjithë ato vargje që janë thurur për ty: Dita vjen pas natës…

“Mbyllet cikli Ermal.”

Obobo Nardi, ndoshta njerëzit nuk do të duan më, ndoshta njerëzit …Atëherë duhet t’i ndërpresim më këto që: Në qoftë se është ftohtë duhet të vishemi trashë; bien komplet, thyhen.

“Janë këshilla që bien për momentin.”

Si ndodhi kjo, ndoshta e presim se ty nuk do të të interesonte kjo që the, megjithatë ti e ke në dorë.

Nardi çfarë fëmije ke qenë kur ke qenë i vogël? Ke qenë problematik, çapkën apo çun mamaje?

“Problematik, shumë problematik.”

Ti Nard ke qenë problematik i vogël ë? Po çfarë bëje për shembull?

“Po kështu problematic në shkollë, në lagje, fëmijë çamarrok, sherre pafund.”

Ke shenja kështu gunga, të çame koke ?

“Kam shenja, edhe nga futbolli kam një shenjë (tregon ballin)”

Nuk është se ke pas ndonjë rekord kriminal, plagosje, vrasje?

“Jo deri në atë masë. Sherre të përmasave të vogla.”

Kur doje të ishe politikan, si u fute në politikë? Apo thjesht kuptove që ka lekë edhe…?

“Jo, normalisht kur unë u futa në politikë s’kishte shumë vlerë leku në atë kohë, por unë kam edh enjë histori familjare Ermal për faktin se unë vij nga shtresa e të persekutuarve politikë , pavarësisht se nuk e kam përdorur asnjëherë këtë në politikë në hapat e mi.”

A jeni me të vërtetë i persekutuar se kë pyes unë nga këta politikanët të gjithë të persekutuar janë.

“Jam shumë i persekutuar nga regjimi komunist, por unë nuk e kam përdor për hir të realitetit në politikë në hapat e mi asnjëherë, as si një mburojë, madje shumë pak kush e di një gjë të tillë, pavarësisht ata që më njohin dhe më votojnë e dinë. Por, unë kam një histori ndoshta të trishtueshme për faktin se gjyshi im është marrë me politikë në atë kohë, është dënuar me vdekje nga regjimi komunist.  Pra është dënuar me vdekje nga regjimi pasi kishte vdekur vetë nga një sëmundje.”

Pra, gjyshi është dënuar me pushkatim pasi ka vdekur?

“Po, për faktin që misioni anglez në atë kohë, në regjimin komunist ishte strehuar pranë shtëpisë tonë. Ne kemi patur një shtëpi goxha të madhe edhe në atë kohë dhe gjyshi ishte drejtues lokal i asaj zone dhe i kishte strehuar aty dhe ato pasi kishin mbaruar misionin e tyre kishin lënë një radio marrëse- dhënëse. Kuptohet që një një radio e cila nuk ishte përdorur për hir të realitetit por kishte mbetur aty që nga koha e misionit. Kuptohet që bashkëpunëtorët e sigurimit në atë kohë i spiunojnë edhe xhaxhai im arrestohet. Në atë kohë gjyshi im vdiq nga një sëmundje dhe xhaxhain e arrestojnë dhe e dënojnë me 13 vite burg, por kryesori i atij organizimi , i atyre skenave ishte gjyshi. Gjyshi në mungesë dënohet me pushkatim pas vdekjes. Kjo në një farë mënyre më kishte obliguar mua, ishte detyrim familjar më tepër që të isha ndër të parët  që në themelimin e Partisë Demokratike unë kam qenë themelues dhe nismëtari i saj.”

Ti ke qenë themelues i Partisë Demokratike?

“Po, edhe kjo është diçka e re.”

“Ermal ti me Xingun tënd po merr ca gjëra ekskluzive që unë s’i kam thënë asnjëherë.”

Ke qenë me doktorin ti, me atë..?

“Po që në vitet ’90 unë jam ndër themeluesit e parë të Partisë Demokratike. Pra nuk më ka anëtarësuar njeri por jam regjistuar vetë dhe I kam krijuar unë ato seksionet e Partisë  Demokratike për rrethin e Shkodrës në atë kohë.”

Me sa di unë ti i ke dhënë regjisë disa foto…

“Po ka një foto, dhe ajo del për herë të parë për faktin se ai fotografi që i ka bërë ato fotografi nga ana profesionale thoshte nuk i nxjerrim në arkiv po nuk u mbushën 10 vite, nuk quhen fotografi më të vjetra.”

Po kjo ka mbushur 26 vjet .

“E edhe i ka nxjerrë me shumë vonesë në qarkullim.”

Në vitet ’90 ë ?

“Po në fillim të viteve ‘90”

“Këto janë fillimet politike, këto janë ato vështirësitë që ne jemi përballur .”

Po Jozefina në çfarë viti ka hyrë në PD? Edhe ajo tek themelimi ka qenë?

“Jo, Jozefina ka hyrë rreth vitit ’96 është disi me vonesë, pavarësisht se Jozefina përfaqëson apo kauza e saj është që vjen nga një familje e persekutuar me emër, por vetë ajo personalisht kontributin e vet e ka rreth viteve ’96 në Partinë Demokratike.”

Nardi tani ti je në opozitë, po keni bërë ca trampolina ju keni bërë..njëherë me Edin njëherë me Berishën..!

“Po politika shqiptare i ka këto. Partia Demokristiane është një parti e qendrës është pa komplekse të bashkëpunimit, pra ndryshe prej këtyre partive të tjera që futen në një llogore dhe nuk lëvizin. Unë kam bashkëpunuar në politikë edhe me PS  edhe me PD, pavarësisht se kam tashmë një koalicion me PD më të qendrueshëm për hir të realitetit, por kanë qenë më tepër bashkëpunime të karakterit lokal ato me PS.”

Unë besoj që politikanët shqiptarë i shohin shumë politikanët amerikanë dhe këto politikat amerikane, a je dakord ti që të legalizohet hashashi?

“Jam kundër për faktin që është një fenomen i rrezikshëm për familjet shqiptare, për rininë në mënyrë të veçantë.”

Je kundër nga që je i krishterë?

“Jo vetëm prej kësaj, nuk është çështja e besimit, janë shumë gjëra. Është shoqëria jonë që nuk e pranon një gjë të tillë.”

Po armët sikur të jepen me leje, je dakord ti?

“Edhe për armët jam kundër përdorimit.”

Po për prostitucionin, mos më thuaj që je kundër?

“Ti si mendon..”

Nard ti përdor në jetën e përditshme zhargone, fjalë të rrugës?

“Jo në përgjithësi jo. Edhe ndodh. Pastaj në parlament gjuha e rrugës është kryefjala, por unë nuk jam një ndër përdoruesit e këtij fjalori.”

E di psh. ça do të thotë “lac”?

“Po”.

Ça do me thënë “lac”?

“Psh Erion Braçe është një lac në parlament, i fortë.”

Çfarë bëhet andej nga “Dance With Me” aman? Ça bën Vera, si është Alketa? Po ça bëjnë këta tjerët?

“Është një spektakël i jashtëzakonshëm Ermal.”

Vera a ju rreh?

“Vera është shumë e ashpër, e egër, një njeri i hekurt në disiplinë, e pakonkurrueshme në stilin e saj. Një njeri që i kushton shumë rëndësi detajeve më të vogla. Vera është e pakrahasueshme, është një mit madje unë jam aty nga respekti që kam për Grabockën dhe Alketën, jam pjesë e atij spektakli.

Nard flitet që ti dhe Greta do të fitoni “Dance With Me”?

“Kush e thotë këtë”? E para unë tani i kam kolegë, me ato të cilët i japim jetë atij spektaklit. Jemi konkurrentë, jemi miq për fatin e mirë. Për mua fare nuk ka rëndësi kupa të them të drejtën dhe këtë e them sinqerisht për faktin se ishte një dilemë pjesëmarrja aty. Nuk ishte arsyeja që unë të jem fituesi i asaj kupe. Njehem jashtëzakonisht mirë dhe konkurrenca është aq e madhe aty sa nuk e mendoj.”

Kë sheh ti si konkurrent që “do ta therësh” natën?

“Asnjërin prej tyre në aspektin e inatit.”

Ju politikanët Nardi jeni shumë të kuruar, të larë, mbani erë të mire, pavarësisht se në shpirt jeni o nëne o nëne…po si ja bën ti, ke ndonjë staf që merret me ty?

“Jo unë jam i thjeshtë në atë drejtim, nuk i kushtoj shumë rëndësi.

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT