XING ME ERMALIN – EMISIONI 5 – TV KLAN

XING ME ERMALIN – EMISIONI 5

Emision: 22.10.2016

E ftuar:

Albërie Hadërgjonaj

Sot në emisionin “Xing me Ermalin” ishte e ftuar këngëtarja Albërie Hadërgjonaj. Ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithmonë mahnit me pamjen e saj, pavarësisht moshës.

Sapo mbërrin në studio, Ermali e ngacmon duke i thënë që duket shumë bukur…

“Me thënë të drejtën gjithkush bën atë që e bën të ndjehet mirë. Ti bën miliona shqiptarë të ndjehen mirë. E pse e bën?”

“E bëj që të marr lekët në fund të muajit”, ia kthen Ermali me një batutë.

“S’bëhet gjithçka për lekë, por unë jap lekë që t’i bëj dhe bëhem mirë”, përgjigjet Albëria me një shaka tjetër, ndërkohë që publiku i ngazëllyer shpërthen në të qeshura.

Po si ia bën, bën palestër shumë, apo nuk ha fare, vetëm pi?

“Jo ha, normal ha… po ha pak ushqime”.

Sallatë?

“E ha”.

Albërie, kemi studiuar pak për ty dhe eksploruar shumë lajme për jetën tënde dhe ti ke pasur një fëmijëri të vështirë. Dhe në momente të vështira kalohen momente shumë të bukura apo nuk është kështu?

“Po, është e vërtetë. Unë jam rritur në një ish-Jugosllavi atëherë që ka qenë e ndaluar kënga sepse unë në momentin që e kam kuptuar ç’është muzika më duket sikur që atëherë kam kënduar e kam dashur shumë muzikën. Mbaj mend ka pasur momente shumë të bukura, ka pasur momente të vështira, sepse në moshën 10-vjeçare unë u mora me koncerte me turne të mëdha në Evropë dhe pastaj i ndaluan koncertet dhe kishin orë policore s’guxonim të dilnim nga ora 6 e pasdites. Nuk e kishim jetën normale si gjithë njerëzit e lirë. E mbaj mend ka qenë një moment shumë i bukur në moshën 11 – vjeç, në atë kohë bëhej çdo vit një festë e madhe si olimpiadat për shembull… Çohej një flakë nëpër të gjithë vendet e Evropës dhe u bë festivali botëror dhe unë prezantova Kosovën. Unë s’kisha parë ndonjëherë person me ngjyrë dhe shikoja ato që kërcenin me tupanë dhe më kërkonin ku kisha shkuar dhe unë pas atyre. Mbaj mend që fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur pavarësisht se më vdiq babai, s’e kam njohur, nëna ime ishte shatzënë dhe unë u rrita pa të. Po kam pas nënën edhe nënë dhe baba. S’na ka munguar asnjë gjë faktikisht dhe një xhaxha shumë të mirë që nuk jeton më fatkeqësisht. Kam pasur një fëmijëri jo shumë të lumtur, por e bukur ka qenë, ka pasur dhe momente shumë të bukura”.

Ti je martuar shumë e re, do ia këshilloje këtë martesën në moshë të re? Tani ka ndryshuar ligji duhet të jesh 18 – vjeç që të martohesh. Albërie sa vjeç je martuar ti?

“Pa i mbushur 15 – vjeç. Ditëlindjen e 15-të e kam festuar tek burri”.

Thua shpesh që ke një marrëdhënie të mrekullueshme me vajzat, Axhelinën dhe Agnesën që është më pak e famshme që ka zgjedhur këtë profilin privat, ajo të ka bërë gjyshe për herë të parë. I ke rrahur ndonjëherë fëmijët?

“Ajo nuk dëshiron vetë. Jo, nuk jam e dhunshme, por nganjëherë po”.

Albërie, ti në çfarë viti u bëre e famshme, për Shqipërinë flas jo për Kosovën?

“Realisht unë në 94’ kam ardhur dhe për herë të parë që kam dalë ka qenë në Hollywood atëherë, Vera Grabocka si gjithmonë”.

Më kujtohet atëherë Albëria që doli në festival, ajo kënga jote që unë e këndoja me krëhër…

Më pas Ermali i tregon disa lajme nga interneti për të që shfaqen në monitor dhe i kërkon asaj t’ia shpjegojë. Në një lajm shkruhet “Albëria poston video seksi të së bijës”.

“Vajzën time e ka bërë Zoti me linja perfekte dhe shumë njerëz thonë se ajo ka bërë operacione plastike, por në fakt ajo nuk ka nevojë. Unë e përkrah Anxhelinën sepse ajo e do artin. Ne shqiptarët jeni njerëzit më të bukur në botë si racë. Në Amerikë shqiptarët janë shumë të suksesshëm dhe brenda në shpirt jemi “pse”? Nuk mund ta shohim anën pozitive të dikujt, gjithmonë do ia gjejnë diçka. Unë gjithmonë kam ndihmuar familjen time dhe njerëz në nevojë. Vajza e vogël, Anxhelina tha se “sapo të merrte disa para” sepse është në rrugë të mbarë për t’u bërë e njohur botërisht, “do ndihmonte fëmijët në nevojë”.

Një lajm tjetër ishte se “Albërie Hadërgjonaj ndihet seksi, pas operacioneve plastike”…

“Realisht njerëzit e mendojnë se në fakt fotografitë me pak fotoshop i përdorin të gjithë. Unë e kam thënë dhe do ta them përsëri kam bërë hundën që jam bërë pishman se e kam pasur shumë të bukur hundën dhe jam munduar ta rikuperoj tek doktori im italian që vjen në Shqipëri ndonjëherë. Pastaj njerëzit thonë se kam bërë mollëzat… Që s’i kam bërë, por kam bërë face-lift. Unë jam 41 vjeçe dhe i kam mbushur në 15 Shtator. Jam e re për të bërë këto gjëra, pse? Sepse unë jam një njeri që dal në ekran dhe njerëzit duhet të më shikojnë bukur”.

Mua do më vrasin nëse s’ta bëj këtë pyetje… gjoksin e ke rimodeluar Albërie?

“Unë gjatë shtatzënive nuk kam fituar peshë dhe kam qenë me fat. Unë e re jam, shoqet e mia nuk janë martuar akoma”.

E ke menduar të…

“Gjej burrë?”

Po se dhe ti njeri je, ke nevoja…

“Unë i jam përkushtuar gjithmonë familjes. Mbase sepse jam martuar e vogël. Nuk e kam në karakter unë nuk pi as alkool as jam e dhënë pas shoqërisë. Jam shumë konservatore në përgjithësi. Jetë kemi të gjithë dhe nuk i jap llogari askujt, faturat e mia i paguaj vetë”.

Më pas ata komentojnë disa foto nga instagrami i Albëries dhe aty vijojnë disa batuta të cilat bëjnë sallën dhe publikun për të qeshur.

Surpriza e Ermalit për të është ndryshimi që ka pasur nga viti 1995 e deri më sot.

Albëria nga ana e saj rrëfen se si erdhi këtu, si u prezantua me kompozitorët me të mirë dhe si iu dorëzuan këngët më të mira.

Ku jetoni ju? Se jeni një herë në Los Anxheles një herë në Las Vegas, Kosovë, Shqipëri…

“Para se të vinim në 94, kemi qenë në Kaliforni. Ish -familja e burrit tim jeton atje”.

Tani jetoni në Nju Jork?

“Mes Nju Jorkut dhe Kalifornisë. Anxhelina ka një vit që ka marrë një shtëpi në Kaliforni”.

Anxhelina a shoqërohet me njeri?

“Jo për momentin. Anxhelina është shumë e fokusuar tek karriera, tek shkolla. Është single”.

Kategori
Xing me Ermalin
0 Komente

Përgjigju

*

*

 

Emisione