Ka nisur me shumë energji pozitive puntata e parë e sezonit të dytë të superproduksionit “Your Face Sounds Familiar”, në Televizionin Klan, ku fituese pas votimit të antarëve të jurisë dhe të artistëve, u shpall Flaka Krelani me interpretimin e saj si Freddie Mercury.

Nën prezantimin e moderatores Alketa Vejsiu dhe në praninë e jurisë, të përbërë nga Arjan Çani, Albërie Hadërgjonaj dhe Olta Gixhari.

Padyshim nuk mbeti jashtë vëmendjes e syve të publikut veshja e këngëtares Albërie Hadërgjonaj.

Herion Mustafaraj erdhi me një interpretim të shkëlqyer të  Elvis Presley, ndërkohë që Beatrix Ramosaj erdhi si Britney Spears.

Valon Shehu u transformua tërësisht ndërkohë që Arinda Gjoni erdhi me një performancë mbreslënënse si Beyonce.