Opozita shqiptare denoncon presionin e inspektorëve

“Kemi plane për hapjen e 80% të kapitujve deri në vitin 2024, të rindërtojmë një strukturë të fuqishme negociuese me pjesëmarrje të të gjithë aktorëve, krijimin e programeve buxhetore për negociata me BE-në”.

Ky ka qenë zotimi i Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, gjatë një takimi me Ambasadorët e vendeve të BE-së në Shkup, plan të cilin e prezantoi edhe në seancën qeveritare.

“Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare aktive e NATO-s dhe me vullnet të fuqishëm do të vazhdojë me përpjekjet për fillimin me sukses dhe epilogun e negociatave sipas kapitujve për anëtarësim në BE”. Është shpehur kryeministri Zaev.

Ndërkaq, opozita shqiptare ka akuzuar Qeverinë e re se përmes inspektorateve po bën presione ndaj Komunave që udhëhiqen nga opozita. Ata paralajmëruan se në organet partiake, së shpejti do të merret vendimi për veprimet e mëtejshme kundër qeverisë.

“Dua t’ua bëj me dije atyre 62 deputetëve të shumicës se nuk do t`i lëmë rehat, nuk duhet të ndjehen komod gjatë kësaj periudhe. Do të kenë telashe serioze me përpjekjet për kërkim të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës në Maqedoninë e Veriut”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari.

Nga e diela në mesnatë kur u votua Qeveria e re, 120 Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ende janë me pushime. Nuk është formuar asnjë trup punues pa të cilët nuk mund të funksionojë Parlamenti. Opozita shqiptare dhe maqedonase, kanë kundërshtuar mbajtjen online të seancave parlamentare. 

Tv Klan